Gianluca Vialli ka konfirmuar se akoma nuk është shëruar nga kanceri.
Italiani ka thënë se ka shpresë që do të jetë këtu edhe për shumë vite, megjithëse akoma nuk ka kaluar sëmundjen.
“Ndihem mirë, por rruga ime nuk është kryer akoma. Mysafiri i paftuar, siç e quaj unë, është akoma këtu me mua. Tumori është akoma këtu. Ndonjëherë më i vërejtshim, ndonjëherë më pak”, ka thënë Vialli.
“Unë do të vazhdoj të luftoj, sepse dua të jem këtu për shumë vite. Marr forcë nga familja, shokët dhe gjithë ata që më japin kurajo”, shtoi italiani.
Ishi i Juventus, Sampdoria e Chelsea, aktualisht po punon me Roberto Mancini dhe fitoi Euro 2020 këtë verë.