Fitor Rexhepi mund të largohet nga KF Besa e Dobërdollit nga Gostivari pas vetëm një gjysmësezoni të kaluar tek kjo skuadër.
Mesfushori kumanovar është pjesë e Besës nga fillimi i kampionatit të ri në ligën e dytë-grupi i Perendimit.
Megjithatë e ardhmja e tij te Besa nuk duket të jetë e sigurt, pasi ka interesime për futbollistin e talentuar.
Mësohet se disa skuadra të ligës së parë kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
21-vjeçari nuk ka pasur minutazhë të madhe te Besa, edhe pse ka shkuar si përforcim nga Vardari i Shkupit.
Në ditët në vijim do të dihet se cfarë do të ndodh me futbollistin e talentuar kumanovar, nëse do të largohet nga Besa apo do të qëndroj në klub për të ndihmuar skuadrën në luftë për mbijetesë në sezonin pranveror.
Nga ana tjetër, kryesia e KF Besa pas analizës së sezonit vjeshtor kanë theksuar se në sezonin pranveror do të sjellin një trajner dhe përforcime cilësore me qëllim të sigurimit të mbijetesës.
KF Besa e përfundoi sezonin vjeshtor në vendin e parafundit me 13 pikë të tubuara, me 3 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje.