Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami (29-vjeçar), është ndër lojtarët më të mirë të Baseli në javët e fundit.
Sipas ‘Blick”, Venezia e promovuar në Serie A është duke përgatitur një ofertë për Kasamin.
Venezia ka qenë e interesuar për Kasamin edhe në afatin kalimtar të verës. Futbollistit, kontrata i skadon në qershor.
A do ta vazhdojë Kasami me Baselin? Ose ai do të vazhdojë karrierën në Serie A?