Tottenham Hotspur janë duke u interesuar për shërbimet e një mbrojtësi.
Raportime nga Gerard Romero bëjnë të ditur se londinezët po monitorojnë me kujdes situatën e mbrojtësit, përcjell lajmi.net.
Barcelona janë gati të heqin dorë nga shërbimet e lojtarit, i cili te Barcelona nuk plotësoi pritshmëritë.
Tifozët kanë pasur si cak kryesor mbrojtësin francez, i cili ka qenë adresë e shumicës së kritikave.
Lenglet mund të luajë te Tottenham në sistemin me tre qendërmbrojtës, dhe të marrë pozitën e majtë të qendrës.
Mbetet të shihet nëse Spurs do të kenë ofertën e duhur në janar për të bindur Barcelonën që ta lirojë lojtarin.