Milinkoviç Saviç ka qenë lideri i mesfushës së Lazios për disa vite me radhë duke marë mbështetjen e tifozëve kryeqytetas.
Në momentin që Maurizio Sarri u bë trajner i Lazios, i cili pëlqen lojën e bukur, mendohej se Saviç do të arrinte kulmin e karrierës për shkak të aftësive të tij të pamohueshme.
Megjithatë, marrëdhëniet midis trajnerit italian dhe serbit nuk është aspak e mirë. Thashethemet e fundit tregojnë se Sarri është i acaruar më sjelljet arrogante të Milinkoviç Saviç.
Largimi duket më pranë se kurrë, teksa agjenti i lojtarit, Mateja Kezman, ka nisur kontaktet me Manchester United, që kërkon të fitojë nga kjo situatë jo fortë e këndshme për të ulur çmimin e kartonit.