Skuadra e Salernitanës ka evidentuar disa raste pozitive në grupin e skuadrës duke bërë kështu që ekipi të mos udhëtojë drejt Udines për tu përballur pasditen e sotme ndaj Udinezes.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Salerno duke bërë me dije skuadra nuk ka udhëtuar qytetit të Udines për shkak të rasteve pozitive me COVID-19:
“Klubi i Salernitanës komunikon se pas disa evidentimeve me virusin COVID-19 në mbështetje me protokollin antiCOVID ka kërkuar anulimin e ndeshjes ndaj Udinezes.”, shkruhej në komunikatën e klubit.
Nuk dihet ende numri i saktë i të infektuarve, por mesa duket klubi i Salernitanës me shumë mundësi e ka mbyllur për këtë vit për ndeshjet futbollistike.