Mungesa e merkatos si pasojë e problemeve financiare ka detyruar klubin e Barcelonës t’i japë hapësirë shumë lojtarëve të rinj që vijnë nga shkolla e La Masia-s.
Një ndër ata të cilët po shkëlqen më së shumti dhe që ka merituar edhe grumbullimin me kombëtaren e Spanjës është Pablo Martín Páez Gavira, ose siç e njohin të gjithë, Gavi.
17-vjeçari, i cili edhe në sfidën e fundit të katalanasve ndaj Elche ishte protagonist duke shënuar një gol, së fundmi duket se i është zbuluar edhe “sekreti” i aftësive që tregon në fushë.
Mesfushori me tipare ofensive luan me lidhëset e atleteve të zgjidhura teksa gazetari spanjoll Marc Marba, thekson se ai tashmë është mësuar me këtë mënyrë dhe nuk e ka problem.
“Gavi është mësuar të luaj me lidhëset e atleteve të zgjidhura prej kur ishte fëmijë, kjo sepse ai nuk di si t’i lidhë ato. Por, tashmë atij nuk i intereson më dhe thjesht luan ashtu”, u shpreh Marba.