Tottenham Hotspur raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit, Clement Lenglet në Londrën Veriore në afatin kalimtar të janarit.
Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për 26-vjeçarin, që do ta lejonin Xavin të sjellë fytyra të reja në “Camp Nou”.
Lenglet nuk preferohet te Barcelona, ndërsa së fundmi ka irrituar tifozët katalonas pasi u pa duke buzëqeshur me Leëandoëskin pas humbjes 3:0 ndaj Bayernit, që i eliminoi nga Liga e Kampionëve.
Barcelona ka objektivat e saja në Premierligë. Edinson Cavani, Aubameyang dhe Ferran Torres janë futbollistët e lidhur me një kalim eventual në “Camp Nou”.
Që nga ardhja e Contes në Tottenham, ai ka future sistemin me tre mbrojtës, por personeli te Spurs nuk ka qenë ideal për këtë strategji.
Ben Davies ka qenë i mirë si mbrojtës i tretë në muajin e fundit, por Conte dëshiron një zgjidhje permanente për atë pozicion.