E ardhmja e Anthony Martial duket se do të jetë larg Manchester United.
Francezi, i cili iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Monaco në vitin 2015 nuk arriti kurrë të përmbushë pritshmëritë që drejtuesit kishin për të.
Kontrata e 26-vjeçarit me anglezët përfundon në vitin 2024, por pavarëissht kësaj drejtuesit kanë vendosur ta shesin lojtarin, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.
Pavarësisht situatës te Manchester Unites, ofertat për Martial nuk mungojnë pasi Juventusi, Newcastle dhe Barcelona kanë shfaqur interes për lojtarin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 35 milionë stërlina.