Gjatë protestës së organizuar në ditën e djeshme në Tiranë për lëvizjen e re politike të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, është djegur flamuri serb.
Këtë herë një farë mediumi serb “Kurir” shkruan rreth thirrjes së tifozëve për Serbinë.
‘Kurir’ si gjithmonë llomotit, duke i fshehur krimet serbe që i bënë në vitet e 1998-1999 kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë.
Ky farë mediumi apo satelit i Vuçiqit, mundohet ta gënjejë opinionin, por e gjithë bota e di pse u bombardua Serbia në vitin 1999, nga data 24 mars, për 78 ditë rresht, kjo ndodhi për shkak gjenocidit të Serbisë që bëri në shqiptarët e Kosovë.
“Kurir” del në përfundimin se UEFA mban me hatër shqiptarët dhe nuk përdor të njëjtën sjellje me Serbinë, përkundrazi, dënimi do të ishte shumë i ashpër.
“Ngjarjet e djeshme në Tiranë nuk janë asgjë të re apo befasuese. Domethënë, gjatë kualifikimeve për Botërorin, kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve të tmerrshme në rrugët e Tiranës, në vetë stadiumin, por edhe në paraqitjet mysafire ku kanë shkuar tifozët shqiptarë. Ju sjellim një video të publikuar nga një faqe nacionaliste vendase, ku shihet brohoritja e organizatës terroriste “UÇK” gjatë ndeshjes shqiptare!”, llomotit ky medium që financohet nga Aleksandër Vuçiq.