Chelsea po synon transferimin e qendërmbrojtësit francez Presnel Kimpembe.
Chelsea pritet së shpejti ta kontaktojë Paris Saint-Germainin për transferimin e Kimpembes në fund të këtij sezoni.
Është trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel që po e kërkon Kimpemben, me të cilin ka punuar te ekipi francez.
Ai po e sheh reprezentuesin e Francës si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm duke pasur parasysh nga Chelsea pritet të largohen disa lojtarë pasi iu skadon kontrata.
Kimpembe ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024 dhe këtë sezon ka regjistruar 21 paraqitje në të gjitha garat. Kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro.