Interi dhe Milani pritet që t’i thonë “lamtumirë” stadiumit “San Siro” për t’i dhënë jetë një impianti të ri inovativ dhe modern.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, stadiumi do të jetë gati në vitin 2027 dhe zyrtarizimi do të bëhet brenda datës 25 dhjetor, që përkon edhe në natën e Krishtlindjes.
Stadiumi i ri i Milanos do të jetë ai si i njohuri projekti “Populous”. Ky projekt ishte prej kohësh në avantazh ndaj asaj të “Anelli di Manica-Sportium”.
“Populous” ka projektuar mbi 1000 stadiume, midis tyre impiantin e ri të “Wembley”-t dhe stadiumin e ri të skuadrës së Totenhemit.
Fati i “San Siro”-s ende është i paqartë, por me shumë mundësi do të shembet pas Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2026 në Milano.