Lojtarët e United rikthehen në stërvitje, tifozëve ju kërkohet dëshmia e vaksinimit kundër Covid-19

Futboll

Lojtarët e United rikthehen në stërvitje, tifozëve ju kërkohet dëshmia e vaksinimit kundër Covid-19

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:22
Ilustrim

Lojtarët e Manchester United kanë filluar të rikthehen në stërvitje jo të plota pas shpërthimit të rasteve me Covid-19 javën e kaluar në skuadër.

Manchester United kishte mbyllur qendrën stërvitore Carrington më 13 dhjetor për 24 orë për të minimizuar rrezikun për më shumë infektime, pasi që disa pjesëtarë të stafit së bashku me lojtarë kishin testuar pozitiv me Covid-19, përcjell KosovaPress.

Ndeshjet e “Djajve të Kuq” në Premier Ligë kundër Brentford dhe Brighton janë pezulluar për shkak të rasteve me Covid-19, ku qendra stërvitore ishte përsëri e mbyllur të enjten.

Sidoqoftë, Manchester United e konfirmoi sot që stërvitjet e ekipit të parë kanë filluar para ndeshjes në javën tjetër kundër Newcastle United.

Skuadra e Ralf Rangnick, që zë vendin e gjashtë në Premier Ligën angleze, pas ndeshjes me Newcastle do të përballet kundër Burnleyt, ku edhe do të jetë ndeshja e fundit për vitin 2021.

Po ashtu, Manchester United e konfirmoi që për ndeshjen e radhës kundër Burnleyt, të gjithë tifozët që do të dëshirojnë të hynë në “Old Trafford” duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit kundër Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat