Onana portier i Interit

Futboll

Onana portier i Interit

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:33
Andre Onana.

Inter në verë do ta kompletojë transferimin e portierit Andre Onana.

‘Gardiani’ do t’i bashkohet gjigantit italian si agjent i lirë, derisa në javët e ardhshme do nënshkruajë parakontratë me klubin italian.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se gjithçka ka përfunduar dhe Barcelona nuk është më opsion për portierin.

“Andre Onana do nënshkruajë kontratë të re si lojtar i Interit në javët e ardhshme (janar) – jo në dhjetor. Ai do t’i bashkohet Interit në qershorin 2022 si agjent i lirë, asnjëherë nuk ka qenë në dyshime.

Barcelona nuk është opsion për Onana, do t’i bashkohet Interit për sezonin 2022/23”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat