Milani kërkon që të harrojë humbjen përballë Napolit

Futboll

Milani kërkon që të harrojë humbjen përballë Napolit

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:18
Milani kërkon që të harrojë humbjen përballë Napolit

Milani kërkon që të harrojë humbjen përballë Napolit dhe të lërë pas këtë moment të vështirë, ku ka grumbulluar vetëm 8 pikë në 7 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në Serie A, duke synuar fitoren përballë Empolit në ndeshjen e fundit të vitit 2021.

“Empoli është një kundërshtar i fortë, ka mundur edhe Juventusin dhe Napolin. Por ne duhet që të marrim tre pikët. Në krahasim me vitin e kaluar, duhet të mbledhim më shumë pikë në fazën e dytë.

Leao do të mungojë. Nesër nuk do të luajë edhe Ibrahimovic për shkak të një shqetësimi në gju”, ka deklaruar trajneri i Milanit, Stefano Pioli në një konferencë për mediat në prag të sfidës së nesërme.

Kundërshtari- “Empoli është një kundërshtar i fortë, që ka mundur edhe Juventusin dhe Napolin këtë sezon. Një skuadër që luan mirë futboll, shumë gjëra do të varen nga paraqitja jonë.

Empoli është një skuadër shumë dinamike. E vetmja që luan me rombin (skemë) dhe lëviz shumë në fushë. Lojtarët e Empolit bëjnë gjërat e duhura në fushë, sepse janë të stërvitur shumë mirë”.

Momenti i vështirë – “Është normale që kur mungojnë rezultatet, humbet qetësinë. Objektivi ynë ishte që të bënim më shumë pikë në fazën e parë se sezonin e kaluar, por nuk ia arritëm. Nesër duhet të fitojmë me çdo kusht tre pikët, që të rifutemi në garë.

Kundër Napolit zhvilluam një ndeshje të mirë. Bëjmë gabime që nuk po na lejojmë që të marrim rezultate, është e qartë që duhet të bëjmë diçka më shumë. Duhet më shumë cilësi”.

Mungesat – “Leao është më mirë, por nesër nuk do të luajë. Do të jetë gati në 6 janar. Nesër do të mungojë edhe Zlatan për shkak të një shqetësimi në gju. Theo Hernandez është më mirë dhe shpresojmë që nesër të jetë në formën optimale”.

Merkato e janarit – “Niveli i kampionatit është i lartë, pasi ka shumë skuadra që mund të bëjnë një seri të gjatë fitoresh. Duhet të bëjmë 6, 7 apo 10 fitore rresht. Duhet të zhvillojmë lojën tonë dhe të shpresojmë që në vitin 2022 të gjithë lojtarët e mi të jenë në formë për të luajtur.

Sa i përket merkatos, klubi ka bërë gjithmonë mirë në janar. Nëse do të kemi mundësi do të përmirësojmë organikën e skuadrës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat