Të ardhurat e Inter-it nga 2017-ta deri në 2019-ën nga shitja e lojtarëve, që kapin një total prej 89.8 milionë euro, po hetohen nga Guardia di Finanza.
Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim mbi bilancet e zilatërvem me dyshimin se shifrat e publikuara në këto dy vite nuk kanë qenë reale.
Klubi milanez ndodhet aktualisht në një situatë të vështirë financiare, që ka shtyrë klubin të shesë yje si Romelu Lukaku dhe Achraf hakimi verën e kaluar.
Calcio e Finanza ka analizuar merkaton e Inter-it në dy vitet në fjalë, duke zbuluar se Inter ka fituar 89.8 milionë euro nga këto operacione. më poshtë janë renditur marrëveshjet që po hetohen nga Guardia di Finanza, shkruan Telesporti.
Operacionet në merkato në sezonin 2017/18:
Davide Santon: u shit te Roma për 9.5 mln euro, fitimi 8.127 mln euro
Andrei Ionut Radu: u shit te Genoa për 8 mln euro, fitimi 7.763 mln euro
Davide Bettella: u shot tek Atalanta për 7 mln, fitimi 6.949 mln euro
Federico Valietti: u shit te Genoa për 6 mln euro, fitimi 5.950 mln euro
Jeison Murillo: u shit te Valencia për 11.938 mln euro, fitimi 5.340 mln euro
Marco Carraro: u shit tek Atalanta për 5 mln euro, fitimi 4.455 mln euro
Jens Odgaard: u shit te Sassuolo për 4.620 mln euro, fitimi 3.535 mln euro
Nicolo Zaniolo: u shit te Roma për 4.230 mln euro, fitimi 2.643 mln euro
Yuto Nagatomo: u shit te Galatasaray për 2.5 mln euro, fitimi 1.845 mln euro
Rey Manaj: u shit tek Albacete për 1.975 mln euro, fitimi 1.225 mln euro
Francesco Bardi: u shit te Frosinone për 1 mln euro, fitimi 721,000 euro
Geoffrey Kondogbia: u shit te Valencia për 21.893 mln euro, fitim 541,000 euro
Gary Medel: u shit te Besiktas për 2.5 mln euro, fitimi 191,000 euro
Stevan Jovetic: u shit te Monaco për 10.5 mln euro, fitimi 129,000 euro
Marco Capone: u shit te Crotone për 20,000 euro, fitim 16,000 euro
Fitimi total në sezonin 2017/18 season – 49.7 milionë euro
Operacionet në merkato në sezonin 2018/19:
Andrea Pinamonti: u shit te Genoa për 19.5 mln euro, fitimi 9.009 mln euro
Zinho Vanheusden: u shit te Standard Liege për 11.740 mln euro, fitimi 9.529 mln euro
Andrea Adorante: u shit te Parma për 4 mln euro, fitimi 3.954 mln euro
Marco Sala: u shit te Sassuolo për 3 mln euro, fitimi 2.949 mln euro
Gabriele Zappa: u shit te Pescara për 3 mln euro, fitimi 2.945 mln euro
Riccardo Burgio: u shit tek Atalanta për 1.5 mln euro, fitimi 1.464 mln euro
Francesco Forte: u shit te Waasland për 400,000 euro, fitimi 287,000 euro
Alberto Brigati: u shit Padova për 5,000 euro, fitimi 4,000 euro
Fitimi total në sezonin 2018/19 season – €40.1 milionë euro