Guardia di Finanza në zyrat e Interit. Asnjë parregullsi për Milanin.
Guardia di Finanza ka shkuar në zyrat e Inter-it në lidhje me një hetim të Prokurorisë së Milanos mbi bilancet e klubit zikaltër të viteve 2017/19.
Hetim ka nisur për komunikime të rreme në rrjetet sociale.
Operacioni i policisë ekonomike financiare, siç lexohet në një komunikatë për shtyp të prokurorit Riccardo Targetti, ka patur qëllimin e “zotërimit të dokumentacionit të shitjeve” nga ana e Inter-it, “të të drejtave shumëvjeçare të shërbimeve të këtyre lojtarëve” që kanë lidhje me bilancet 2017-2018 dhe 2018-2019.
Hetuesit duan “të verifikojnë rregullsinë e bilancit në lidhje me suficitin”.
Asnjë parregullsi për MIlan-in.