Gjyqtari mbyll një ndeshje që nuk filloi kurrë!
Ka ardhur vërshëllima e trefishtë nga gjyqtari, që i ka dhënë fund Udinese-Salernitana, ndeshje që nuk ka filluar kurrë sepse skuadra mike nuk është paraqitur në Dacia Arena.
Arbitri i ndeshjes, duke zbatuar rregulloren, ka pritur 45 minuta pas orës së caktuar për fillimin e takimit për t’i komunikuar Udinese-s se ndeshja ishte e mbyllur.
Topi tani i kalon drejtësisë sportive.