Herrera tregon për dietën sekrete të PSG-së!
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Ander Herrera, ka zbuluar një pjesë të dietës sekrete të skuadrës, e cila i jep atyre një shtysë para ndeshjes.
Spanjolli, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Manchester United dhe Athletic Club, tha për faqen “futbolemotion” në Instagram se lojtarëve të klubit francez u jepet një smoothie me panxharë para ndeshjeve pasi është provuar shkencërisht se përmirëson performancën.
32-vjeçari shpjegoi gjithashtu se pija vjen me një surprizë më vonë, gjë që u frikësoi disa lojtarëve pasi e morën për herë të parë.