Real Madridi është zyrtarisht në morsën e Covid-it. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ende duhet të përballet me virusin pas pozitivitetit te shfaqur nga disa lojtarë.
Një shpërthim i vërtetë brenda grupit të ekipit spanjoll. Pas pozitivitetit ndaj Covid-19 nga Modric, Marcelo, Asensio, Rodrygo, Lunin, Bale dhe djali i Carlo Ancelottit, Davide, Real Madridi këtë mbrëmje njoftoi zyrtarisht se Isco dhe Alaba gjithashtu rezultuan pozitivë për Covid-19.
Skuadra Merengues eshtë e impenjuar nesër në fushën e Athletic Bilbao dhe do të thirret për të luajtur këtë ndeshje në një emergjencë të madhe mungesash.
Pothuajse gjysma e titullareve do të mungojnë dhe ish-trajneri i Napolit do të duhet të përpiqet të shpikë një njëmbëdhjetëshe të jashtëzakonshme për t’u përballur me baskët në një sfidë që për të mos thënë është e ndërlikuar.
Dhe kështu pas Bundesliga-s dhe Serie A, La Liga gjithashtu rikthehet për t’u marrë seriozisht me ceshtjen e Covid-in që fjalë për fjalë po gjunjëzon të gjithë botën dhe rrjedhimisht botën e futbollit.
Avancimi i variantit Omicron ka rezultuar tashmë me mbylljen e stadiumeve të Bundesligës të miratuara nga qeveria gjermane.
Deklarata zyrtare nga Real Madrid për pozitivitetin e Isco-s dhe Alaba-s ishte mjaft e shkurtër:
“Real Madrid CF raporton se lojtarët tanë Isco dhe Alaba rezultuan pozitivë për COVID-19”.
Megjithatë, supozohet se i gjithë ekipi në këtë moment po ndjek protokollin anti-Covid të parashikuar në Spanjë. Situata është nën kontroll dhe ndeshja e Bilbaos nuk duhet të rrezikohet për momentin të shtyhet.
Krahas mungesave të pozitiveve, Real Madridi po përballet me disa lojtarë të lënduar si Carvajal që po zvarrit ende probleme fizike, Ceballos nuk e ka gjetur ende ritmin e ndeshjes dhe Casemiro i skualifikuar. Kroos është lojtari i vetëm i disponueshëm në treshen e mesfushës. Gjermani do të shoqërohet nga Valverde dhe Camavinga.