Xhaka 35 minuta, Arsenali kualifikohet

Futboll

Xhaka 35 minuta, Arsenali kualifikohet

Nga: K.G. Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 23:41
Xhaka 35 minuta, Arsenali kualifikohet

Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të EFL Cup (Carabao Cup).

Skuadra e ‘Topçinjve’ ka shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj Sunderlandit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër. 

Sunderland, ekip që garon në rangun e tretë përkatësisht League One, nuk i bëri dot rezistencë vendasve.    

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, u aktivizua nga minuta e 55-të, duke luajtur gjithsej 35 minuta.

Për vendasit shënuan Nketiah (17', 49' e 58'), Pepe (27'), Patino (90+1’) dhe për Sunderlandin Broadhead (31').

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat