Janë portierët një element që të bën të fitosh ndeshjet? Sigurisht që po, duke parë peshën që kanë gabimet arbitrale në rezultatin final të ndeshjeve. Statistikat janë kokforta dhe nuk i dedikohen vetëm lojtarëve që lëvizin në fushë, por edhe pozicionit të portierit.
Shpesh herë statistikat e portierit janë shumë të lidhura me lojën mbrojtëse të skuadrës.
Nga tabela e mësipërme, që analizon të gjithë portierët që janë aktivizuar në këtë kampionat, dalin të dhëna shumë interesante.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/22/auto_21640182124.jpg)
Mbi të gjitha, ndeshjet me rrjeta të paprekura.
Është shumë interesante të shikosh sesi Visar Bekaj i Tiranës është në krye të klasifikimin ashtu si edhe skuadra e tij (e drejtuar nga një ish portier), dhe që portierët që kanë mbyllur më shumë ndeshje me rrjeta të paprekura janë ato që luajnë në skuadra që ndodhet në pjesën e sipërme të klasifikimit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/22/auto_11640182127.jpg)
Një tjetër aspekt interesant është edhe gara që ekziston në dy skuadrat e tjera të kryeqytetit, Partizani dhe Dinamo. Mund të shikojmë sesi portierët e të njëjtës skuadrës kanë pasur rendiment të ndryshëm.
Nga tabela e parë është ndërtuar ky grafik. Këtu mund të shikohet sesi portierët e Skëndërbeut dhe Egnatias pësojnë shumë gjuajtje në portë, por në të njëjtën kohë kanë edhe përqindje të larta pritjeje. Një portier që në këtë kampionat është duke ndihmuar shumë skuadrën e tij me formën e treguar është Dajsina.