Carabao Cup/Liverpooli dhe Leicester në kërkim të gjysmëfinales, ja formacionet zyrtare

Futboll

Carabao Cup/Liverpooli dhe Leicester në kërkim të gjysmëfinales, ja formacionet zyrtare

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 20:00
Liverpooli dhe Leicester

Sot me fillim nga ora 20:45 do të fillojë derbi mes gjigandit anglez Liverpool dhe skuadrës së Leicester, ndeshje kjo e vlefshme për fazën çerekfinale të Carabao Cup.

Në ndeshjen e fundit në këtë garë, Liverpooli shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Preston, kurse Leicester e mposhti me rezultat të ngushtë 3:2 Brightonin.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme të shumta me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Adrian, Elliot, Fabinho, Jones, Origi, Phillips, Robertson, Thiago dhe Van Dijk.

Në anën tjetër, te Leicester mungojnë Benkovic, Choudhury, Daley-Campbell, Fofana, Iheanacho, Justin, Lookman, Perez dhe Vestergaard.

Tanimë të dy trajnerët si Klopp i Liverpoolit dhe Rodgers i Leicester kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Bradley, Koumetio, Gomez, Tsimikas; Morton, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Williams, Minamino, Firmino

Leicester City (3-4-1-2): Schmeichel; Ricardo, Ndidi, Soyuncu;, Thomas, Tielemans, Soumare, Dewsbury-Hall; Maddison; Daka, Vardy

20:45 Liverpool – Leicester City (Stadiumi Anfield Road)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat