Me fillim nga ora 20:45 do të fillojë ndeshja mes skuadrës angleze Brentford dhe kampionit evropian Chelsea, e vlefshme kjo për fazën çerekfinale të Carabao Cup.
“Blutë” e Londrës do të kërkojnë sot t’i rikthehen fitoreve pas dy barazimeve radhazi, ku nëse e mposhtin Brentfordin atëherë do të siguronin biletën drejt gjysmëfinales.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, Brentfordi e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Stoke Cityt, kurse Chelsea shënoi fitore po ashtu me rezultat të njëjtë 2:1 kundër Southamtponit.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Baker, Chilwell, Havertz, Hudson-Odoi, Kante, Lukaku dhe Werner, kurse te Brentford mungojnë Ajer, Dasilva, Jeanvier dhe Raya.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Brentford (3-4-3): Fernandez; Bech, Jansson, Pinnock; Canos, Baptiste, Jensen, Janelt; Henry, Wissa, Mbeumo
Chelsea (3-4-1-2): Kepa; Simons, Chalobah, Sarr; Azpilicueta, Kovacic, Saul, Alonso; Barkley; Soonsup-Bell, Vale
20:45 Brentford – Chelsea (Stadiumi Brentford Community)