FC Prishtina është shpallur klubi më i mirë për vitin 2021.
Federata e Futbollit të Kosovës është duke shpallur laureatët e vitit 2021 përmes një ceremonie.
Klubi kryeqytetas ka fituar çmimin e kampionit edicionin e kaluar, ndërsa u paraqit edhe në Ligën e Kampionëve.
Paraprakisht, ish-trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2021.
Gerhard Progni ka marrë çmimin e golashënuesit më të mirë në këtë ceremoni të organizuar nga FFK-ja.