Real Madridi shënon fitore kundër Athletic Bilbaos
Gjigandi spanjoll Real Madrid ka shënuar sot fitore si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Athletic Bilbaos, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 19 të La Ligas spanjolle.
Fillimisht, ishte sulmuesi francez Karim Benzema ai i cili zhbllokoi shifrat i pari në ndeshje, duke kaluar në epërsi Real Madridin në minutën e 4’ të ndeshjes, përcjell KosovaPress.
Benzema nuk u ndal me kaq, ku e thelloi epërsinë tre minuta më vonë, respektivisht duke shënuar për 2:0 në minutën e 7’.
Golin e nderit për Athletic Bilbaon dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Oihan Sancet në minutën e 10’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Real Madridi përforcon pozitën e parë duke tubuar 46 pikë, 22 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Athletic Bilbao që zë vendin e 10 në tabelë me 24 pikë.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Real Madridit.