Milani i ka marrë pikët në përballjen ndaj Empoli për të vazhduar ndjekjen e Interit në garën për titullin e Serie A.
Edhe pse mysafirët shënuan katër gola dhe i pranuan dy, nota e tyre mesatare nuk është shumë më e lartë se nikoqirëve.
Golashënuesi i dyfishtë, Franck Kessie (8.4), ka marrë notën më të lartë në këtë takim, i ndjekur nga Alexis Saelemaekers (7.6).
Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami (7.5), ka bërë paraqitjen më të mirë te skuadra vendase. Ndërkaq, portieri Guglielmo Vicario (6.0) ka marrë vlerësimin më të ulët për katër golat e pranuar.