Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, mburret me lojtarë që ka në petkun e tyre, sidomos Arbnor Ramadanin dhe Valmir Veliun.
Kjo skuadër ka ambicie të mëdha, përveç që kërkon ta mbrojë trofeun e Kupë, luftojnë edhe për titullin e kampionit të Kosovës.
“Arbnor Ramadani dhe Valmir Veliu pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2021 në BKT Superligën e Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës në manifestimin vjetor 'Lauratët e vitit' ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve të vitit 2021.
Kësisoji, pjesë e formacionit më të mirë për vitin 2021 pas suksesit ekipor dhe paraqitjeve të dalluara individuale, nga ekipi ynë u përzgjodhën mesfushori Arbnor Ramadani dhe sulmuesi Valmir Veliu.
Arbnor Ramadani gjatë vitit 2021 u paraqit në gjithsejt 51 ndeshje për ekipin tonë duke arritur kuotën e 7 golave 10 asistimeve përfshirë këtu 29 ndeshje në BKT Superligë, 6 në Kupë dhe 1 në Supekupë gjatë edicionit 2020/21 si dhe 17 në BKT Superligë dhe 2 në Conference League në këtë gjysmë edicion 2021/22.
Kurse Valmir Veliu në vitin 2021 ka zhvilluar 54 ndeshje duke arritur të realizoj 11 gola dhe 14 asistime përfshirë 31 ndeshje nga edicioni i kaluar në BKT Superligë, 5 në Kupë, 1 në Superkupë si dhe këtë gjysmë edicion 15 ndeshje në BKT Superligë dhe 2 në Conference League.
Paraqitjet e tyre ishin determinuese në suksesin e arritur të KF Llapit në rrugën e fitimit të Kupës së Kosovës, Superkupës së Kosovës dhe Superkupës Kosovë-Diasporë gjatë vitit 2021”, shkruan në faqen eFC Llapit.