‘Tournament Prishtina – Futsal’ për një javë mblodhi në Pallatin e Rinisë dhe të Sportve emrat më eminent të futbollit dhe futsallit shqiptar.
Shumë klube dhe ndeshje të forta u zhvilluan gjatë kësaj jave për të arritur te nata finale, ku qershia mbi tortë ishte finalja e madhe mes dy skuadrave, Mercedesit dhe Erdonitit.
Para finales u luajtën dy ndeshje mes njomakëve të Prishtinës, 2 Korrikut, Ramiz Sadikut dhe Flamurtarit.
Pas tyre ishin ndeshjet e yjeve të futbollit dhe futsallit – dhe ajo mes gazetarëve të sportit.
Finalja e madhe filloi në ora 21:00.
Fitues i ndeshjes doli të jetë skuadra e Mercedesit që fitoi me rezultat të thellë 8-2 ndaj Erdonitit.
Për skuadrë fituese u paraqitjen emra si Bajram Ramadani, Dani Alaj, Halim Selmanaj, Jeton Rukovci, Durim Qorri, Malush Qerimi, Getart Hyseni dhe Ardit Bytyqi.
Turneun e nderuan me pjesëmarrje kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ai i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe shumë figura të tjera.
Ky turne u mbajnë në një frymë të shkëlqyer organizimi nga organizatorët: Haki Ahmeti, Getart Hyseni dhe Bajram Murturi.
Fituesit morën çmimet dhe trofetë e fituar.