Pas ndeshjes me Bilbaon, reagon Benzema: Vuajtëm, por kështu bëjnë skuadrat e mëdha

Futboll

Pas ndeshjes me Bilbaon, reagon Benzema: Vuajtëm, por kështu bëjnë skuadrat e mëdha

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 08:48
Benzema

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është deklaruar pas fitores ndaj Athletic Bilbao.

Francezi realizoi dygolësh me gjigantin madrilen që triumfoi me rezultat të ngushtë 1 – 2.

Pas ndeshjes, Benzema falënderoi tifozët e Bilbaos për duartrokitjet, por tha se më shumë e gëzon fakti për të fituar ndeshjen.

“Më pëlqen ky futboll, ky stadium. Më bën të lumtur (duartrokitjet e tifozëve të Bilbaos), por jam më i lumtur dhe krenar për fitoren”.

“Për të pasur sukses është mirë. Ishte ndeshje e mirë kundër një rivali të fortë, pranuam një gol, por shënuam dy herë. Vuajtëm, por kështu bëjnë skuadrat e mëdha. Goli i parë ishte shumë i mirë dhe i rëndësishëm sepse me jepi besim të shënojë të dytin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madrid është lider me 46 pikë, tetë më shumë se Sevilla, që u rendit i dyta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat