Skuadra e Barcelonës, gjatë javës së ardhshme pritet që të bëj zyrtare rinovimin me sulmuesin francez Ousmane Dembele.
Francezi është pjesë kyçe e formacionit bazë të Çavit dhe ka vendosur t’i mbetet besnik skuadrës katalunase.
Gazetari Zherard Romero, ka zbuluar se Barcelona synon të kompletojë rinovimin e futbollistit gjatë verës tjetër.
Sipas tij, ishte Dembele që kishte kërkuar nga agjenti duke i thënë “Negocio për të rinovuar”.
Ndërkohë, Man. Junajted, Liverpuli dhe Juventusi ishin në garë për transferimin e Dembele-s.