Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial ka mbajtur bisedime me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, për të diskutuar të ardhmen në skuadër.
26-vjeçari ende nuk ka zhvilluar asnjë minutë nën urdhrat e teknikut gjerman shkaku i lëndimit, por nuk është i lumtur me minutazhën në “Old Trafford”.
Agjenti i Martial, Philippe Lamboely muajin e kaluar deklaroi se francezi dëshiron të largohet nga skuadra angleze.
Rangnick iu përgjigj atyre komenteve duke insistuar se nuk do ta bind asnjë lojtarë të qëndrojë në “Old Trafford”.
Martial mungoi ndaj Cyrstal Palace dhe Norwich City shkaku i lëndimit në gju, por ishte sot në stërvitje për të diskutuar të ardhmen.
Francezi raportohet se dëshiron kalimin te Sevilla në formë huazimi për muajt e mbetur dhe Rangnick ka pranuar se skuadra është shumë e madhe, gjë që nënkupton se do ta lejojë të largohet.
Sidoqoftë, problemi kryesor mbetet paga prej 200 mijë euro në javë, gjë që dy klubet duhet të gjejnë ndonjë marrëveshje.