Te Barcelona e kanë bërë thuajse të kryer transferimin e Ferran Torresit nga Mançester Siti.
Ka qenë gazeta pranë Barcelonës, “Sport”, e cila ka dhënë lajmin, duke konfirmuar se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe gjithçka pritet të finalizohet në orët në vazhdim, me sulmuesin 21-vjeçar i cili do të lërë Sitin pas vetëm një sezoni për t’u kthyer në Spanjë, këtë herë me fanellën e Barçës.
Ferran Torres u transferua nga Valencia te Mançester Siti për shumën e 25 milionë eurove, ndërsa me kalimin e tij nga “Qytetarët” te Barça, Siti pritet të përfitojë më shumë se dyfishin e shumës.
Torres ka qenë një nga emrat që trajneri i Barçës, Ksavi Hernandez, e ka kërkuar me ngulm për në merkaton e janarit duke parë emergjencën në repartin e avancuar të katalanasve.