Maqedonia e Veriut përfundon në vend të 67-të në renditjen e FIFA-s për vitin 2021.
“Viti në të cilën u kualifikuam për herë të parë në një garë të madhe (EURO 2020), dhe arritëm në play-off për Kampionatin Botëror, është viti më i suksesshëm në historinë e futbollit të Maqedonisë.
Kundërshtari ynë në fazën kualifikuese për Botërorin, Italia e mbylli këtë vit në vendin e gjashtë, ndërsa kundërshtarët e mundshëm Portugalia dhe Turqia - fuqi botërore, renditen në vend të tetë përkatësisht 37-të”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.
Futbollistët Enis Bardhi, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Valon Et’hemi, janë pjesë e Maqedonisë së Veriut.