Flick: Lamtumira nga Bayerni ishte momenti më i vështirë

Futboll

Flick: Lamtumira nga Bayerni ishte momenti më i vështirë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:38
Flick: Lamtumira nga Bayerni ishte momenti më i vështirë

Hansi Flick nuk e ka kapërdirë kurrë faktin e largimit nga Bajerni i Mynihut pas vetëm 18 muajsh. 56-vjeçari fitoi gjithçka në Mynih duke hyrë në historinë e klubit gjerman me 6 trofetë e fituar në vetëm një sezon.

Tani, 7 muaj nga largimi tij, Flik ka nisur një epokë të re në karrierën e tij, atë si trajner i kombëtares gjermane të futbollit. Për “Focus.de”, Flik tha:

“Lamtumira nga Bayerni ishte ndoshta momenti më i vështirë në jetën time. Aty m’u dha një mundësi për të bërë mirë dhe ia dola, kjo falë besimit të drejtuesve, lojtarëve dhe tifozëve të cilët nuk më lanë kurrë vetëm.

Prodhuam një futboll të bukur dhe fituam gjithçka falë punës sonë që nuk ndali kurrë. Në fund janë trofetë ata që mbeten në librat e historisë”, tha Flik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat