Luajnë në shtëpi dhe pa dëmtime

Futboll

Luajnë në shtëpi dhe pa dëmtime

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:15
Luajnë në shtëpi dhe pa dëmtime

Partizani luan ndeshjen e fundit të vitit në derbi kundër Tiranës. Kjo është ndër ndeshjet më prestigjioze të kampionatit tonë dhe dëshira për të fituar ndaj rivalëve të përjetshëm është me madhe se kurrë. Më poshtë keni arsyet se pse “demat” mund të fitojnë këtë sfidë.

1. Luajnë si vendës dhe pjesa më e madhe e stadiumit do të jetë e mbushur me tifozë të tyre, që janë padyshim shtysë e madhe.

2. Partizani shkon në këtë ndeshje pa probleme fizike dhe me grup të plotë.

3. Ndaj Kukësit ishte humbje e dhimbshme, por Partizani tregoi se di të bëjë dëme edhe përmes episodeve, siç ishin goditjet standarde në këtë rast.

4. Shkojnë me traditën pozitive të derbeve. Në dekadën e fundit kanë fituar vazhdimisht ndaj Tiranës.

5. Kjo betejë është shpresa e vetme. Ata nuk kanë çfarë humbin dhe të tilla situata ndonjëherë kthehen në favor.

6. Ndoshta janë lojtarë të rinj, por i kanë ende disa ekspertë të kësaj ndeshjeje. Belica, Mala apo Hoxha nga pankina, udhëheqin nesër.

7. Trajneri Daja mund të quhet një trajner ekspert i futbollit shqiptar dhe me siguri e di se si duhet të qaset ekipi në këtë derbi.

8. Derbi shëron çdo dhimbje. Një fitore në këtë ndeshje mund të ishte edhe një shpagim për gjithçka që kanë bërë keq në këtë sezon.

9. Partizani ka treguar se është dominues në lojë ndaj çdo ekipi dhe nesër mund ta kenë në favor këtë tregues.

10. Kanë shumë të rinj, por dëshira e tyre e madhe mund të jetë favor i madh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat