Zvicra është prej kombëtareve më të fuqishme në botë.
FIFA publikoi renditjen aktuale botërore pak para Krishtlindjeve.
Zvicra qëndron në vend, nuk lëviz në renditje, gjë që mund të jetë e rëndësishme për ta në Kampionatit Botëror sa i përket shortit në grupe.
Zvicra mbetet në vendin e 13-të në renditjen botërore të FIFA-s.
“Nuk ka asnjë dhuratë për Krishtlindje nga FIFA për kombëtaren e Zvicrës. Në renditjen botërore të publikuar të enjten, Zvicra është në vendin e 13-të”, shkruan mes të tjera “Blick”.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Kastriot Imeri, Albian Ajeti, janë pjesë e Kombëtares së Zvicrës.