Liverpooli vazhdon interesimin për yllin e Portos

Futboll

Liverpooli vazhdon interesimin për yllin e Portos

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:46
Liverpooli vazhdon interesimin për yllin e Portos

Klubi i madh anglez, Liverpooli po vazhdon të vlerësojë yllin e Portos, Luis Diaz, për një transferim gjatë afatit kalimtar dimëror apo atij të verës.

Reds po shikojnë të rifreskojnë vijën e sulmit, duke marrë parasysh faktin se yjet kryesorë Mohamed Salah dhe Sadio Mane po i afrohen të 30-ave.

Megjithatë, burimi sugjeron se çdo lëvizje për Diaz nuk do të jetë e lehtë, pasi 24-vjeçari kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Liverpooli mund të kërkojë ta nënshkruajë atë në janar, duke pasur parasysh se Salah dhe Mane mungojnë një muaj shkaku i angazhimit në Kupën e Kombeve Afrikane.

Një marrëveshje e verës duket më e mundshme, duke pasur parasysh se Manchester United, Bayern Munich dhe klube të tjera të mëdha gjithashtu duan të nënshkruajnë me Diaz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat