Futbollisti Ilir Camaj shprehet optimist për skuadrën shqiptare, Deçiqi nga Tuzi.
Ai tha se do të luftojnë edhe për kreun e tabelës.
Futbollisti është i kënaqur, sidomos që Deçiqi në pranverë do të nisë nga pozita e 2-të (me 33 pikë, 8 me pak se lideri Sutjeska) stinorin pranveror në kampionatin malazez, po është edhe në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.
“Mendoj se jemi një nga skuadrat më të mira dhe do të luftojmë për vendin e parë, megjithëse Europa mbetet synimi ynë parësor”, tha mes të tjera Camaj për media malazeze “VIjesti”.
Edhe pse përgatitjet e Deçiqit nisin më 10 janar, ai tashmë po stërvitet individualisht.