Futbollisti me përvojë, Gëzim Rusi, për një kohë do të jetë jashtë fushave.
Ai dje është operuar dhe e ka kaluar me sukses këtë sfidë.
Rusi shpreson se do të rikthehet sa më shpejt në fushë, t’i ndihmojë Ferizajt në luftë për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.
“Kam kaluar me sukses intervenimin në gju, kjo fal Dr. Qerim Kidës dhe ekipit te tij.
Gjithashtu dua t’i falënderoj të gjithë familjarët e mi, shokët, trajnerë dhe në veçanti kryesinë e klubit Ferizaj që ishin afër meje në çdo aspekt financiar.
Shpresoj që kjo sfidë të kaloj sa më shpejt e të rikthehem në fushat e gjelbërta që t’i ndihmoj shokëve dhe klubit tim…”, shkruan Rusi në profilin e tij në facebook.