Pochettino merr lajmin e keq!
Dy lojtarë të PSG-së kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Ata janë Thilo Kehrer dhe Junior Dina-Ebimbe, të cilët nuk kanë udhëtuar me ekipin dhe kanë nisur menjëherë karantinën.
Mungesat e mbrojtësit gjerman dhe 21-vjeçarit francez i shtohen Leandro Paredes, i cili është izoluar një ditë më parë, por edhe të pezulluarve Kylian Mbappe e Marco Verratti.