Trajneri i Marokut, Valid Halilhodzic ka publikuar listën e futbollistëve që do të ftojë për t’u përfaqësuar në Kupën e Afrikës, kompeticion që do të startojë pikërisht më 9 janar dhe do të zgjasë deri më 6 shkurt.
Bie në sy mungesa e fantazistit 28-vjeçar Hakim Ziyech, i cili nuk ka marrë ftesë, teksa trajneri është justifikuar me faktin që futbollisti i Chelsea-t ka munguar në thuajse të gjithë ndeshjet eliminatore.
Ndërkohë bie në sy prania e mbrojtësit të Paris Saint Germain, Achraf Hakimi, ashtu si edhe e emrave si Amrabat i Fiorentinës, apo El Nesiry i Sevillas, teksa Maroku shihet si një nga ekipet favorite për të triumfuar në Kupën e Afrikës.
Lista:
Portierë: Yassine Bounou (Sevilla), Monir El Kajoui (Hatayspor), Anas Zniti (Raja Casablanca).
Mbrojtës: Achraf Hakimi (Paris Saint-Germain), Sofiane Alakouch (Metz), Souffian El Karouani (NEC Nijmegen), Adam Masina (Watford), Sofian Chakla (OH Leuven), Samy Mmaee (Ferencvaros), Romain Saiss (Wolves), Nayef Aguerd (Rennes).
Mesfushorë: Aymen Barkok (Eintracht Frankfurt), Sofyan Amrabat (Fiorentina), Faycal Fajr (Sivaspor), Azzedine Ounahi (Angers), Ilias Chair (QPR), Imran Louza (Watford), Selim Amallah (Standard Liege).
Sulmues: Munir El Haddadi (Sevilla), Zakaria Aboukhlal (AZ Alkmaar), Abdessamad Ezzalzouli (Barcelona), Sofiane Boufal (Angers), Ryan Mmaee (Ferencvaros), Youssef En-Nesyri (Sevilla), Ayoub El Kaabi (Hatayspor).