Ndërpritet ndeshja, tifozët hedhin flakadanë në fushë!
Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës ka filluar me tensione.
Sfida është ndërprerë që në minutat e para sepse tifozët kanë hedhur flakadanë në fushë.
Edhe pse spikeri i paralajmëroi që të mos ndodhnin këto gjëra, përsëri tifozët kanë vepruar ndryshe. Kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari shkoi të fliste me tifozët.