Vazhdon me Interin

Futboll

Vazhdon me Interin

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 21:12
Vazhdon me Interin

Interi ka njoftuar se ata kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e Federico Dimarco me klubin.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me zikaltrit, deri më 30 qershor 2026.

Mbrojtësi italian, i cili është produkt i sistemit të të rinjve të Nerazzurrëve, është bërë pjesë e rregullt e skuadrës së trajnerit Simone Inzaghi në Milano, duke bërë 24 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, transmeton lajmi.net

Ndërkohë negociatat janë në progres me Marcelo Brozovic të cilit i skadon kontrata në vitin 2022 si ashtu edhe Ivan Perisic, njofton Fabrizio Romano.

Nënshkrimi i parë i Interit për sezonin 2022/23 do të jetë André Onana si agjent i lirë, ka konfirmuar gjithashtu gazetari italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat