Spaleti duket se ka ndryshuar qëndrim për Marash Kumbullën.
Pak ditë më parë u raportua se trajneri i Napolit e kishte refuzuar sygjerimin që i është bërë për mbrojtësin shqiptar.
Ndërkohë prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport” ka publikuar së fundmi një artikull ku shkruan: “Napolit i lind ideja Kumbulla”.
Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të parë sesi do të shkojnë negociatat për transferimin e Kumbullës.
Nëse gjithçka do të mbyllet me sukses dhe Marashi arrin të bind Spaletin, do të formonte një dyshe shqiptare në qendrën e mbrojtjes së Napolit, pasi nga krahu tjetër po luan si titullar edhe Amir Rrahmani. Njëri nga Shkodra e tjetri nga Prishtina…