Ai ishte në fushë vetëm për 14 minuta, por zhurma rreth Charlie Patino tashmë është e madhe.
I riu i Arsenalit shënoi vetëm pas disa momenteve në debutimin e tij në Carabao Cup të martën mbrëma, dhe thirrjet e tifozëve të klubit ishin për të.
Të gjithë rreth tij po përpiqen të shuajnë zhurmën – duke përfshirë edhe trajnerin e Gunners , Mikel Arteta – por kur dikush bën një përshtypje të parë të tillë, është e vështirë të shuash entuziazmin.
Veçanërisht kur shënon në ndeshjen e parë.
Skauti i akademisë së Arsenalit, Shaun O’Connor e etiketoi atë “lojtarin më të mirë që ka kaluar ndonjëherë nëpër dyert në Hale End”, objekti i të rinjve të klubit.
Patino ka përfaqësuar Anglinë nga niveli U-15 deri në U-19 dhe me aftësinë e jashtëzakonshme, ai mund të bëhet një shtyllë e Arsenalit dhe Anglisë në vitet në vijim, raporton telegrafi.
Tani interesimi për 18-vjeçarin nga Barcelona nuk është sekret, pasi raportohet se klubi është i interesuar ta sjellë të riun në Katalonjë..