Edhe sot gjeneratat e vjetra flasin me krenari për Prishtinën e viteve të 80-ta.
Prishtina për pesë vite (1983-1988) ka qenë anëtar e Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.
Gjenerata e artë e Prishtinës edhe sot është në zemrat e gjeneratës së vjetër, kujtojnë kur e turpëruan Cërvena Zvezdën në “Marakana”, duke e gjunjëzuar me rezultatat 3:1 pikërisht me 16 tetor të vitit 1983 në kuadër të javë së 11-të.
Lere që e turpëruan Zvezdën, por regjimi primitiv serb e ish jugosllav, arrestuan me qindra tifozë pas ndeshjes.
Disa nga ata që ishin në stadiumin, kujtojnë tmerrin pas ndeshjes, ku milicia serbe pa fije turpi arrestonte tifozët e Prishtinës, sipas tyre kanë brohoritur eho, eho, eho.
Gjeneratë që e bëri krenarë popullin e Kosovës, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Agim Cana, Edmond Rugova, Favzi Rama, Faruk Domi, Skënder Shengyli etj.
Me 16 tetor, 1983
Cërvena Zvezda-Prishtina 1:3 (1:0)
Stadiumi Marakana, Beograd.
Shikues: 10.000.
Gjyqtara: Stipe Glavina.
Shënues: Boshko Gjurovski (30’-nga penalltia) – Agim Cana (55’), Zoran Batroviq (68’ e 72’).
Cërvena Zvezda: Ivkoviq, Komadina (Gjuroviq), Jovin, Bankoviq, Elsner, B. Gjurovski, Shestiq, Millojeviq, Nikoliq, Janjanin dhe Mrkella.
Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Petre Gruevski, Favzi Rama, Rifat Mehinoviq, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri (Edmond Rugova), Agim Cana dhe Zoran Batroviqi.