Futbollisti Mirlind Daku me sukses po luan në ekipin e mirënjohur kroat Osijeku.
Drejtuesit e klubit të futbollit Llapi mburren me sulmuesin Daku, i cili po dëshmon formë të mirë në ekipin kroat.
“Asnjëherë nuk e harron trajnerin e tij që ia dha hapësirën për t'i treguar cilësitë brenda fushës së lojës.
Madje brenda një edicioni e gjysmë ia shpagoi besimin trajnerit duke arritur që të realizoj 27 gola dhe 8 asistime në 51 paraqitje.
Momentalisht e mban pozitën e golashënuesit më të mirë të Llapit në Superligë. Daku nga Llapi e preku Evropën.
Super Mirlind Daku me super trajnerin Tahir Batatina”, shkruan në faqen e klubit të Llapit.