Sherif Kallaku largohet nga Teuta. Fantazisti ishte në huazim te kampionët në fuqi të Shqipërisë nga Lokomotiva e Zagrebit.
23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024 me klubin kroat, teksa në korrik vendosi të rikthehej në Durrës, aty ku luajti edhe në periudhën 2018-2020.
Huazimi 6-mujor ka mbaruar dhe lojtari ofensiv do të rikthehet në Zagreb, lajm që është konfirmuar edhe nga klubi bregdetar.
“Në emër të Presidentit të KF Teuta, Z.Edmond Hasanbelliu, falënderojmë futbollistin Sherif Kallaku, i cili nuk është më pjesë e skuadrës sonë!
Mesfushori do të rikthehet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebi. Pas 6 muajsh me blutë, duke zhvilluar performanca pozitive.
KF Teuta e falënderon Kallakun për kontributin e dhënë për fanellën e Teutes dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike”.