Burnley-Everton është ndeshja e tretë e planifikuar për 26 dhjetor që shtyhet për shkak të Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga Premier League që ka vendosur të shtyjë një tjetër sfidë pas takimeve Liverpool-Leeds United dhe Watford-Wolves.
Leeds po kalon një moment të vështirë, teksa drejtuesit kanë mbyllur terrenet stërvitore për shkak të numrit të lartë të të infektuarve. Watford ende nuk ka lojtarë të mjaftueshëm në dispozicion për të përmbushur ndeshjen me Wolves për shkak të shpërthimit të tyre.
Everton kishte bërë një kërkesë për të shtyrë ndeshjen me Burnley-n dhe tashmë është marrë vendimi që sfida të shtyhet.
Në ditët e fundit numri i të prekurve u rrit në skuadrën e Rafa Benitez, i cili deklaroi se ishte e çuditshme për të se si kjo ndeshje mund të zhvillohej.
Në një situartë të tillë mbetet për tu parë nëse do të ketë ndeshje të tjera që do të shtyhen, apo do të ketë një vendim për të gjithë javën e 19-të të Premier League.